Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, po vazhdon me realizimin e pikave të programit të tij qeverisës, duke dëshmuar përkushtim në përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Sot, më 7 prill 2025, zyrtarisht ka filluar rikonstruksioni i rrugës 1559.
Rruga ka një gjatësi prej 500 metrash dhe sipërfaqe prej 1750 metra katrorë. Punimet përfshijnë grebje dhe gërmime me makineri, si dhe vendosjen e pusetave dhe kanalizimeve të reja për ujërat atmosferikë.
Ky projekt është pjesë e një ofensive të gjerë ndërtimore që përfshin rikonstruksionin e 70 rrugëve në të gjithë territorin e komunës, me një investim total prej 150 milionë denarësh. Qeverisja lokale po punon drejt një zhvillimi të barabartë të infrastrukturës në të gjitha vendbanimet e Butelit, duke i qëndruar besnike premtimeve të dhëna qytetarëve.