Ende nuk është gjetur asnjë marrëveshje mes Sergi Busquets dhe Barcelonës për të rishikuar pagën.
Kapiteni shfaqi dëshirën për të ndihmuar klubin, në mënyrë që të regjistrojë blerjet e reja, pasi nuk katalanasit nuk plotësojnë dot parametrat e La Ligas.
Lojtari, raporton Mundo Deportivo, është pro shtyrjes së pagës, por jo shkurtimit, pasi vetë Busquets, së bashku me shokët e tij të skuadrës, tashmë kishin rënë dakord që sezonin e kaluar të luanin me një pagë 12 për qind më të ulët.
Sezonin e kaluar ai me shokët e tij hoqën dorë nga bonuset. Barcelona tashmë shpreson që të rinovojë kontratën deri në vitin 2023 dhe të ketë mundësinë që t’ ofrojë një pagë më të ulët.