Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Hotël të komunës së Likovës dhe më pas edhe te qendra memorialë në komunën e Haraçinës.
Bushi fillimisht ka qëndruar në fshatin Hotël të Likovës ka përkujtuar përvjetorin e dëshmorit Muzafer Agushi, i cili 21 vite më parë, u përjetësua në radhët e dëshmorëve të kombit pas një kontributi të madh për të drejtat tona që sot e përgjithmonë do t’i gëzojmë.
Pas kësaj zv/ministri Bushi me bashkëveprimtarë kanë qëndruar edhe tek Qendra Memoriale “Varrezat e dëshmorëve dhe veteraneve të luftës në Haraçinë.”
Ky është postimi i plotë i Bushit në facebook:
Muzafer Agushi, 21 vite më parë, u përjetësua në radhët e dëshmorëve të kombit pas një kontributi të madh për të drejtat tona që sot e përgjithmonë do t’i gëzojmë.
Mirënjohës përjetësisht Muzafer Agushit për përkushtimin e tij rreth çështjes kombëtare.
Sot gjithashtu i rrethuar nga bashkëveprimtarë të shumtë isha për të bërë homazhe edhe tek Qendra Memoriale “Varrezat e dëshmorëve dhe veteraneve të luftës në Haraçinë.” Bashkë përkujtuam sakrificën e të gjithë bijve e bijave tona, me qëllim që brezat pas nesh ta kenë më mirë dhe mos të ndihen të diskriminuar.
LAVDI dëshmorëve tanë!