BUSHI: Filloi faza e parë e nënshkrimit të vendimeve të punës për administratorët e sistemuar në MPB

March 28, 2022
1 minut lexim

Në frymën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar me fazën e parë të nënshkrimit të vendimeve të punës për nëpunësit administrativ të punësuar përmes programit K5 në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. Kështu ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, informon GAZETA.MK

Zëvendësministri i Brendshëm, Bushi gjithashtu ka informuar se tashmë ka filluar faza e parë e nënshkrimit të vendimeve të punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme edhe atë për 36 nëpunës shtetëror të cilët kanë kaluar VETINGUN në Agjencinë për Siguri Nacionale.

Sipas Bushit këtyre nëpunësve administrativ do tu bashkangjiten dhe kandidatë tjerë të cilët në afat rekord do të nisin me punë në pozicionet e caktuara paraprakisht për ata.

Deri më tani me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me iniciativë të zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi janë sistemuar 1.349 nëpunës administrativ të punësuar përmes programit K5 dhe të njëjtit janë shpërndarë në 237 institucione, organe të pushtetit shtetëror dhe lokal dhe në organe të tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjin.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kievi lehtëson shtetrrethimin derisa sulmet vazhdojnë

Story i radhës

Coinbase Reportedly Nears Mercado Bitcoin Purchase as Binance Readies Rio Expansion

Të fundit nga

ShkoLartë