Bushi dhe Asani takuan zv/ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, znj. Xhulia Smit

March 9, 2022
1 minut lexim

Sot, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Nazim Bushi bashkë me zëvendës drejtorin e Byrosë për Sigurisë Publike, z. Arif Asani kanë pritur në takim zëvendës ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, E.S Xhulia Smit.

Në takim u diskutua për situatën e krijuar me fluksin e emigrantëve si dhe bashkëpunimin e mundshëm me qëllim përballimin e migracionit të paligjshëm dhe efektet e kësaj dukurie në të dy vendet.

Njëherësh, u theksua se bashkëpunimi ndërkombëtar policor ndërmjet dy vendeve po realizohet përmes të gjitha kanaleve ndërkombëtare dhe rajonale të bashkëpunimit dhe është në nivel të lartë profesional, që nënkupton shkëmbim të shpejtë, cilësor dhe efikas të njohurive operacionale, gjë që kontribuon në rezultate të shkëlqyera në trajtimin e dukurive të kriminalitetit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria zvogëloi akcizat dhe TVSH-në

Story i radhës

Kovaçevski: Vauçerë për rreth 35 mijë qytetarë për blerje të produkteve ushqimore

Të fundit nga

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë