Bushi-Axhiq: MPB-të e dy vendeve tona, model europian i bashkëpunimit

min lexim

Sot në MPB mirëpritëm ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, z. Filip Axhiq dhe delegacionin malazez në një takim pune ku vlerësuam lartë bashkëpunimin e mirë i cili tashmë prej vitesh kultivohet nga të dyja vendet edhe atë në frymën e miqësisë, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.

Diskutuam për menaxhimin sa më efikas të migracionit të paligjshëm, folëm rreth shkëmbimit të përvojave lidhur me integrimin në Bashkimin Europian të të dy vendeve tona, luftën kundër krimit të organizuar dhe në përgjithësi për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Bashkëpunimin operativ në nivel ndërkombëtar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi realizohet sipas të gjitha rregullave europiane e ndërkombëtare të bashkëpunimit policor dhe është në nivel të lartë profesional që nënkupton shkëmbim të shpejtë, cilësor dhe efikas të të dhënave operacionale.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të vazhdojmë bashkëpunimin edhe në të ardhmen dhe të njëjtin të zgjerojë në më shumë sfera që janë në interes të përbashkët.

Burimi:________

Story i mëparshëm

Mustafaj në “Radar”: Rusia po investon për të krijuar luftë në Ballkan

Story i radhës

Studimi: Sistemi i arsimit në Malin e Zi, alarm serioz për shtetin

Të fundit nga