Bursa e parë për tregtim me energji elektrike në Maqedoni ka kryer testimet provë

Kompania MEMO, e cila është kompani simotër e SH.A. MEPSO, në 4 ditët e kaluara ka kryer testimin provë në bursën e parë për tregtimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut. MEMO thotë se janë arrritur rezultate të shkëlqyera gjatë periudhës së testimit të tregut të energjisë elektrike, i cili është planifikuar të nisë zyrtarisht funksionimin më 10 maj 2023, përcjell TV21.

Gjatë testimit me më shumë se 24 pjesëmarrës potencial, u simuluan katër skenarë të ndryshëm.

Nga MEMO thonë se menjëherë pas miratimit zyrtar të Rregullave për funksionimin e tregut të organizuar të energjisë elektrike (bursës së energjisë elektrike) nga Komisioni Rregullativ për Shërbimet e Energjisë dhe Ujit, do të hapin një ditë më parë procesin e regjistrimit për pjesëmarrësit në treg.

“Me vendosjen e tregut, një ditë para, do të mundësohet vendosja e një çmimi relevant si referencë në vendin tonë, do të mundësohet lidhja e tregut me tregjet fqinje dhe në këtë mënyrë do të lehtësohet disponueshmëria e energjisë elektrike për pjesëmarrësit në tregun me shumicë. E gjithë kjo paraqet një nga parakushtet bazë për investime private në energji dhe në aktivitete intensive ekonomike dhe energjetike, thonë nga MEMO.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Borell sot në Shkup, një ditë para takimit të “nxehtë” Kurti-Vuçiq në Ohër

Story i radhës

Ekipi i Anadolu filmon situatën në qytetin Chasov Yar, nën bombardimet intensive në Ukrainë

Të fundit nga