Bursa e madhe e kriptomonedhave regjistrohet në Itali

May 30, 2022
1 minut lexim

Ditën e Premte Binance tha se është një kompani e ligjshme në Itali pasi regjistrimit pranë autoriteteve rregullatorë në vend ndërsa bursat e mëdha të kriptomonedha po synojnë tregjet Evropiane.

Regjistrimi Binance Italy, do ta bëjë kompaninë më të përgjegjshme me praktikat e saj financiare duke reduktuar pastrimin e parave.

Kompania tha se tashmë mund të hapë zyra në Itali dhe të zgjerojë një ekip lokal. Kompania është një prej 14 operatorëve të regjistruar pranë Organismo degli Agenti e dei Mediatori (OAM) që rregullon industrinë crypto në Itali.

Lëvizja vjen thuajse një vit pasi Binance u detyrua të tërhiqte produktet e saj nga Evropa pas presionit nga autoritetet. Në Itali kompania tërhoqi nga tregu bizneset e kontratave të së ardhmes dhe derivateve.

Në fillim të muajit CEO i Binance Changpeng Thao tha se kompania ishte regjistruar edhe në Francë ndërsa po kërkonte të njëjtën gjë edhe në Zvicër, Suedi, Spanjë, Holandë, Portugali dhe Austri. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zjarr i madh në Tetovë

Story i radhës

Zjarrfikës nga Shkupi në ndihmë për të shuar zjarrin në Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë