Bursa 8 studentëve të rregullt në universitetin e Tetovës/ Videolotaria Kazinos Autsria në bashkëpunim me fondacionin edukata

min lexim

Videlotaria Kazinos Austria në bashkëpunim me fondacionin “Edukata” për vitin akademik 2023-2024, kanë hapur konkurs të ri për të dhënë bursa për 8 studentë të rregullt, nga kategoritë sociale, të regjistruar në ciklin e parë të studimeve universitare në universitetin e Tetovës.

“Do ti shpërblejmë me bursë 8 studentë të rinj, ku sot do t’iu informojmë pak më shumë.”- Viki Çadikovska, Drejtoreshë e Marketingut në “Videollotaria Kazinos austria”- Viki Çadikovska, drejtoreshë e Marketingut në “Videollotaria Kazinos Austria”.

“2 bursa për studime në Fakultetin Ekonomik – drejtimi financë dhe kontabilitet, 2 bursa për studimet në Fakultetin Filozofik – dega psikologji: profesionale. 2 bursa për studimet në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës, përkatësisht një bursë për degën informatikë-shkenca kompjuterike dhe një bursë për degën e matematikës. 2 bursa në Fakultetin Pedagogjik, njëra prej të cilave është bursë për fushën e edukimit special dhe rehabilitimit dhe një tjetër për logopedi.”- deklaroi Oliver Arsovski, Drejtor I Fondacionit “Edukata”.

“Falënderime të shumta për Videolotarinë Kazinos Austria dhe fondacionin Edukata. Ne kemi bashkëpunime edhe me fondacione të tjera dhe institucione shtetërore, dhe për këtë jemi të hapur të bashkëpunojmë me të gjithë.”- tha Valon Shabani, Udhëheqës i Qendrës vë Zhvillimit të Karrierës më UT.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Murati ndalet në luftën e parë në Ballkanik

Story i radhës

Tensione në kufirin Liban-Izrael, shkëmbehen bomba tymuese

Të fundit nga