burri rreh gruan ne berat 6392fab2f2507

Burri rreh gruan në Berat

December 9, 2022
1 minut lexim

Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari është identifikuar me inicialet S.B, banues në Poliçan.

Gjithashtu specialistët e Qarkullimit Rrugor në Berat arrestuan shtetasin H. K., 21 vjeç, banues në Berat. Ky shtetas, pasi ka parkuar automjetin, në lagjen “30 Vjetori”, në momentin që ka hapur derën ka aksidentuar shtetasin Q. S., i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Shtetasi Q. S. është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ndërkohë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Xh., 48 vjeç, banues në Dimal, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kroaci brazil formacionet e mundshme 6392fa4052655
Story i mëparshëm

​Kroaci-Brazil, formacionet e mundshme:

windows 11 pajiset me nje mjet te integruar per regjistrimin e ekranit 6392fd4963c47
Story i radhës

Windows 11 pajiset me një mjet të integruar për regjistrimin e ekranit

Të fundit nga

ShkoLartë