Burri rrah gruan për vdekje në ditën e dasmës, foli me të ftuarin

1 minut lexim

Një dhëndërr xheloz rus ka vrarë gruan me të cilën sapo ishte martuar, duke e rrahur për vdekje në sy të të ftuarve.

35-vjeçari Stepan Dolgikh u bë xheloz sepse gruaja e tij, 36-vjeçarja Oksana Poludentseva komunikoi me një të ftuar në mënyrë që atij nuk i pëlqeu.

Ngjarja ka ndodhur në Novosibirsk.

Image

Stepan Dolgikh

Vrasësi i tha gjykatës se ishte i bindur që nusja e tij e tradhtonte me dikë tjetër. Dolgikh ka qenë më parë i dënuar për vrasje, por gruaja e tij, të cilën e njohu kur ishte në burg nëpërmjet letërkëmbimeve, ishte e bindur se mund ta zbuste.

Pasi e vrau, ai e hodhi gruan në një luginë të thellë, ndërkohë që të ftuarit ishin tepër të shokuar që të ndërhynin, por vetëm njoftuan policinë.

Image

Oksana Poludentseva

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Nëse të ngacmon ndonjë djalë”, Ledri këshillon fansen në mes të koncertit!

Story i radhës

Kosova e përjetëson figurën e Dua Lipës në pullë postare

Të fundit nga