Burri, N.K nga Cetinja që qëlloi për vdekje autorin e sulmit të përgjakshëm Vuk Borilloviq, aktualisht nuk është i qasshëm për policinë. Kështu bëri të ditur Aleksandar Boshkoviq, shef i Departamentit për Parandalimin e Krimit të Përgjithshëm në Sektorin e Luftimit të Krimit, ka deklaruar për televizionin publik të Malit të Zi.
Akoma nuk është vërtetuar nëse Borilloviq kishte ndërruar jetë nga plumbat e shkrepur nga policia apo nga burri me inicialet N.K.
“Janë ndërmarrë të gjitha masat që ai (N.K.) të sigurohet si dhe të sigurohet prezenca e tij lidhur me këtë çështje”, shtoi Boshkoviq.
I pyetur nëse është konfirmuar motivi i sulmit të djeshëm, ku si pasojë mbetën të vrarë 11 persona dhe 6 tjerë u plagosën në Cetinje, Boshkoviq tha se hetimet janë duke vazhduar.
“Hetimet preliminare tregojnë se autori i sulmit ditëve të fundit ka shfaqur shenja të mëdha të ndryshimit të sjelljeve – madje ai kishte të caktuar një termin për kontroll te mjeku”, shtoi Boshkoviq.
Ai gjithashtu ka theksuar se është bërë obduksioni i autorit të krimit, si dhe deri më tani nuk mund të jep detaje – duke pranuar vetëm shkurt se në kufomën e viktimës ka pasur shumë plagë nga arma e zjarrit.
Pas shkëmbimit të zjarrit mes sulmuesit dhe policisë, sipas Borilloviqit, disa plumba u shkrepën edhe nga N.K. nga Cetinja.
“Deri më tani nuk mund të konfirmojnë nëse vdekja erdhi si pasojë e plagosjes nga ana e policisë apo e qytetarit nga Cetinja”, shtoi Boshkoviq.
Kujtojmë që të premten rreth 15:30 policia e Malit të Zi, ka marrë informacione që në Medovina ka pasur të shtëna armësh. Policia fillimisht u kishte dalë në ndihmë të plagosurve, më pasi Borilloviq i kishte qëlluar me armë zjarri.
“Pasi janë përmbushur të gjitha kushtet edhe policia i është kundërpërgjigjur duke shkrepur mbi 20 plumba. Gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur një zyrtar policor”, tha për fund zyrtari policor.