Burri që e vozitë gruan e tij çdo ditë për kafe

Kanë plot 63 vite martesë dhe asnjëherë nuk harrojnë ta lumturojnë njëri-tjetrin.

Bëhet fjalë për Sahide e Sadik Hyseni, që kur ishin të ri familja vendosi t’i martojë.

Edhe pas kaq shumë vitesh, 81-vjeçari me dashuri e emocion të madh kujton ditën kur për herë të parë pa bashkëshorten e tij.

“Me kujtohet cka ka pas veshur. U vesh jelek, kmish edhe dimija, qashtu u kan. Atëherë u dashtë me nxjerrë tesha të mira”, tha Sadik Hyseni

Duke pas parasysh kushtet ekonomike të asaj kohe, ai punoi më shumë se 24 vite jashtë vendlindjes.

Dhe kështu, kur kthehej për vizitë në familje asnjëherë nuk harronte t’iu bënte dhurata fëmijëve dhe gruas.

Derisa sot, edhe pse në moshë mundohen që punët e shtëpisë t’i bëjnë së bashku.

Dhe kur përfundojnë me to, çifti del pothuajse çdo ditë për kafe.

Story i mëparshëm

Tërnava: S’e besoj se ndalimi i shamisë në shkollën e Gjakovës është bërë me qëllim të caktuar, të shfuqizohet ai vendim

Story i radhës

Kuka: U rritën e u kalitën, e u ndërtuan në një vend, në një lagje, në një klub!

Të fundit nga