Burri në Kinë shpëtoi dyvjeçaren që po binte nga kati i pestë – pamjet tregojnë momentin dramatik

1 minut lexim

Një video e jashtëzakonshme tregon momentin kur një burrë në Kinë kapi një fëmijë të vogël që ra nga dritarja e katit të 5-të.

Videoja e filmuar në qytetin Tongxiang në provincën Zhejiang më 19 korrik tregon një vajzë 2-vjeçare që bie nga dritarja dhe zbarkon si fillim në majë të një billbordi të katit të parë.

Pas kësaj, vajza rrëshqiti nga tabela dhe një burrë e kapi.

Sipas raporteve lokale, njeriu heroik i quajtur Shen Dong është një punonjës në një bankë.

Shen e ka parë ngjarjen kur ishte duke u kthyer në bankë me kolegun e tij.

Vajza është dërguar në spital për tretman mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kriza globale për fibra optik vë në rrezik axhendat dixhitale

Story i radhës

Ballkani e zhvilloi seancën e fundit stërvitore

Të fundit nga