Një burrë me ngjyrë nga Luiziana është liruar nga burgu pas 44 vjetësh, kur një gjykatës vendosi të hënën se ai nuk kishte një gjykim të drejtë në vitin 1977, kur u akuzua për tentativë përdhunimi të rëndë nga dy binjake të bardha, të cilët në atë kohë ishin 14 vjeç.
Vincent Simmons, i cili mbush 70 vjeç të enjten, ka luftuar për të pastruar emrin e tij të paktën 16 herë duke u përpjekur të paraqesë prova që nuk u panë në gjyqin e tij fillestar, kur ai u dënua nga një juri prej 11 burrash të bardhë dhe një gruaje të zezë.
Nuk është e qartë se si Simmons ishte madje i dyshuar në këtë rast dhe nuk kishte asnjë provë fizike që e lidhte atë me përdhunimin e binjakeve, Sharon dhe Karen Sanders, tani 59 vjeç.
Binjaket pretenduan në polici se një burrë me ngjyrë i përdhunoi dhe e vuri Simmons në një rresht policie.
Ndër provat e reja të paraqitura në gjykatë që liruan Simmons ishte një raport mjekësor i kryer dy javë pas incidentit, ku një mjek zbuloi se një nga akuzueset ishte e virgjër.
Raporti vazhdoi të thoshte se mjeku nuk gjeti shenja të një sulmi seksual në asnjërën nga vajzat.
Gjithashtu në provat e tyre ishte edhe dëshmia e vajzave në polici për sulmuesin e tyre të supozuar, në të cilën ato thanë se nuk e dinin se si dukej dhe nuk mund ta tregonin atë në një rresht. Ato thanë se ai ishte me ngjyrë dhe ‘të gjithë zezakët dhe të rinjtë duken njësoj’, raportoi CBS.