Burri i armatosur me hark e shigjetë qëllohet për vdekje nga policia në Londër

January 30, 2024
1 minut lexim

Pamje të regjistruara tregonin sot skena kaosi kur një burrë që besohet se ishte i armatosur me hark e shigjetë hyri në një shtëpi në jug të Londrës, para se të qëllohej për vdekje nga policia.

Zyrtarët thanë se ishin thirrur nga dy njerëz brenda një shtëpie mëngjesin e sotëm për të raportuar hyrjen me forcë të një burri në zonën Southwark.

Burri në të 30-at kërcënonte të lëndonte njerëzit brenda shtëpisë dhe sipas raportimeve ishte i armatosur me shigjetë dhe armë të tjera.

Hetuesit thanë se po analizojnë lidhjen mes burrit dhe njerëzve brenda shtëpisë.

Mediat publikonin regjistrime ku dëgjohej një grua që kërkonte ndihmë si dhe ku dëgjoheshin disa goditje.

Policia tha se fillimisht oficerët e paaramtosur kishin tentuar ta qetësonin burrin me hark, por ata ishin kërcënuar dhe i dyshuari kishte hyrë brenda në shtëpi.

Atëherë ata thirrën njësinë e armatosur që kishte vendosur të hapte zjarr.

I dyshuari ishte shpallur i vdekur në vendngjarje ndërsa dy personat në shtëpi kishin marrë plagë të lehta.

Fqinjët e adresës thanë se kishin dëgjuar goditje të forta nga shtëpia dhe një grua që ulëriste duke kërkuar ndihmë, para se të dëgjoheshin sirenat e policisë dhe të shtënat.

Fqinjët thanë se nuk i njihnin ata që jetonin në shtëpi por ishin të rinj në të 20-at që shpesh mblidheshin në kopshtin e pasëm.

Policia britanike është kryesisht e paarmatosur por oficerët e armatosur janë në gatishmëri për situata që gjykohet se kërkojnë reagim të armatosur.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Jo të gjithë lojtarët e kombëtares kanë sezon të mirë

Story i radhës

Kryetari Latifi: Çifteve të reja në komunën e Rahovecit do t’u dhurojmë banesa

Të fundit nga

ShkoLartë