“Burrat njëherë lindin”- Ish zv.ministrja e Arsimit dënon dhunën ndaj Berishës: Akt i turpshëm!

December 6, 2022
1 minut lexim

Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës së mbajtur në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Përmes një postimi në facebook, Malaj e cilëson aktin të turpshëm dhe shton se një veprim i tillë është tregues i faktit se dhuna dhe frika janë bërë pjesë e jetesës së qytetarëve shqiptarë.

Ajo nënvizon se sot ditën që u mbajt samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ranë fort kambanat e alarmit se sa frikë e ka popullin qeveritar maxhoranca e kryeministrit Rama.

POSTIMI I PLOTË

Suksesi i Samitit apo dhunim i organizuar ndaj opozitës ???

Nuk e di a mund te quhet sukses apo deshtim , po sot , pikerisht sot , ne momentin kur opozita e bashkuar , po protestonte qetesisht , si rrallë herë kur mund të ndodh edhe në vendet me europiane , duke treguar se ky popull ka rrenje europiane dhe e do Europen , respekton miqte dhe i bene te ndjehen “ Zoter shtepie” , duke i pritur me bujari e perkushtim , para syve te 27 perfaqesuesve te vendeve Europiane , goditet lideri i opozites shqiptare teksa protestonte paqesisht , me tullumbace me ngjyrat e europes dhe me himnin e europës !

Kjo nuk ka ndodhur ne asnje rast që te goditet lideri historik i opozitës duke marrshuar qetësisht ???

Ky quhet rast i paprecedent .

Nuk dua as te komentoj dhe as te them asnje gje , pas asaj qe pame live ne media .

Nje pohim është e sigurte , akti është i turpshem , te fyen , të le shijen e keqe është i shemtuar dhe tregon se frika dhe dhuna jane bere kryefjale e jetes sonë .

Edhe kur parakalon paqesisht dhe kur trajton te vertetat qe dhembin , ky është preludi i dhunes qe ushtrohet ne cdo skaj te jetes sone .

Ne Parlamentin shqiptare, ne jeten e perditshme , ne menaxhimin e cdo situata , edhe Pantemine e menaxhuan me takse e dhune , dhe pritjen e bene me masa ekstreme sigurie , sepse ata që sot drejtojnë kane frikerat e tyre .

Sot rane fort kembanat per te treguar se sa frike e kane popullin opozitare .

Kujdes , rrezik , rreshqitje … Kjo ishte ajo që ndodhi sot ne kete Samit .

Suksese apo dështim ???!!

Ps . Doktor Berisha si lider i opozites tregoi se qendron ne kembe ne cdo situatë edhe kur duan ta kapin ne befasi e të shkujdesur nuk e rrezojne dot .

Burrat njeherë lindin . Mirenjohje per Doktor Berishen dhe sjelljen e tij prej lidershipi europian!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

PSG dhe ‘magjistari’ i mesfushës afër marrëveshjes së re

Story i radhës

Reuters: Brenda një viti do të arrihet marrëveshja Prishtinë-Beograd

Të fundit nga

ShkoLartë