​Burkina Faso: Një autobus u përplas në një minë, të paktën dhjetë të vdekur

1 minut lexim

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën kur një autobus pasagjerësh u përplas me një minë tokësore në pjesën lindore të Burkina Fasos, sipas njoftimit të sotëm të qeverisë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë dhe sulmi ndodhi në ditën e Krishtlindjes në një zonë ku qeveria po lufton me kryengritësit e lidhur me Al Kaedën dhe luftëtarët e Shtetit Islamik.

Autobus po udhëtonte nga një vend rreth 220 kilometra nga kryeqyteti Ugadugu në qytetin kufitar të Kancar pranë Nigerit fqinj.

Rebelët kontrollojnë pjesë të territorit në Burkina Faso, dhe që nga viti 2015 ata kanë bastisur dhe bllokuar disa qytete në rajonet veriore dhe lindore të vendit, duke vrarë më shumë se 2.000 njerëz dhe duke zhvendosur pothuajse dy milionë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrugët në veri, Liburn Aliu: Maksimalisht të angazhuar që të vazhdojmë asfaltimet çdo cep të Kosovës

Story i radhës

Tre fjali që janë “të ndaluara” në takimin e parë

Të fundit nga