Burimet mjekësore: 2.800 të vdekur nga përmbytjet në Libi

Të paktën 2.800 njerëz kanë vdekur dhe shumë të tjerë mbeten të pagjetur pas përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia Daniel në Libinë lindore, tha një burim mjekësor në Gjysmëhënën e Kuqe Libiane, transmeton Anadolu.

Qytetet më të prekura nga katastrofa të dielën janë Derna, Bengazi, Bayda, Al-Marj dhe Soussa.

“Statistikat përfshijnë të gjitha qytetet e prekura që u ekspozuan ndaj përmbytjeve”, tha burimi, duke theksuar se shumica e njerëzve humbën jetën nga mbytja ose nga shembja e ndërtesave të banimit.

Rreth 7.000 familje mbeten të bllokuara në zonat e prekura, tha burimi, duke shtuar se operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për evakuimin e tyre.

Sipas zyrtarit, Gjysmëhëna e Kuqe Libiane gjithashtu humbi katër nga punëtorët e saj ndërsa po ndihmonte në përpjekjet e shpëtimit, ndërsa një tjetër mbetet i zhdukur.

Ossama Hamad, kreu i qeverisë së emëruar nga parlamenti në lindje të vendit, të hënën tha se numri i të vdekurve vetëm në Derna ka arritur në 2.000 dhe mijëra besohen të jenë të zhdukur.

Abdul Hamid Dbeibeh, kreu i qeverisë së unitetit me bazë në Tripoli, i shpalli të gjitha zonat e ekspozuara ndaj stuhisë dhe përmbytjeve si zona fatkeqësie dhe shpalli tri ditë zie kombëtare.





Story i mëparshëm

Sekuestrohen 329 solucione injektuese për rezonancë magnetike në Maqedoni

Story i radhës

Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet 54 vjeçari në Fier

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez