burim ramadani qeveria e re veshtire para qershorit vv nuk e ka shumicen 68013cf7d3cd6

Burim Ramadani: Qeveria e re, vështirë para qershorit – VV nuk e ka shumicën

April 17, 2025
1 minut lexim

Analisti politik Burim Ramadani ka parashikuar një vonesë të konsiderueshme në formimin e Qeverisë së re, duke thënë se para muajit qershor është e vështirë të pritet një ndryshim në ekzekutiv.

Sipas tij, vonesa po ndodh për shkak se Lëvizja Vetëvendosje, partia që doli e para në zgjedhje, nuk e ka shumicën parlamentare për të konstituuar Kuvendin dhe për të formuar qeverinë.

“Nëse VV do ta kishte shumicën, Kuvendi do të ishte konstituuar që të martën, apo ndoshta edhe sot. Por, thjesht nuk e ka shumicën! Prandaj, po e bllokon!”, shkruan ai.

Sipas Ramadanit, Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë që ka të drejtën për të propozuar mandatarin për formimin e qeverisë, ka gjasa të dështojë në këtë përpjekje.

“Sipas trendit, të paralajmëruar qysh më 11 shkurt (dy ditë pas zgjedhjeve), mundësia reale për qeverinë e ardhshme është diku kah qershori. Deri atëherë, mandatari i parë (VV) do të dështojë të formojë qeverinë dhe pastaj mandatari i dytë do të procedojë”, thekon ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

elbasan 90 femije ne dite kerkojne ndihmen e mjekut virozat mbushin pediatrine 680133572dfde
Story i mëparshëm

Elbasan, 90 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut – virozat mbushin Pediatrinë

publikohet formacioni me i mire i ndeshjeve te dyta cerekfinale ne champions league 6801407744d4f
Story i radhës

Publikohet formacioni më i mirë i ndeshjeve të dyta çerekfinale në Champions League  

Të fundit nga

ShkoLartë