Burim Latifi “shpërthen” ndaj Taravarit: Largimi nga VLEN dhe takimet me BDI-në janë tradhti e vullnetit të popullit

April 22, 2025
1 minut lexim

Burim Latifi, drejtori i përgjithshëm i MEPSO-së dhe kuadër i Lëvizjes Demokratike, ka dalë me një reagim të fortë dhe të papërmbajtur kundër Arben Taravarit, pasi ky i fundit vendosi të braktisë koalicionin qeveritar VLEN dhe të afrohet me Frontin Evropian të udhëhequr nga BDI-ja.

Latifi, përmes një statusi në facebook, nuk i kurseu aspak fjalët për Taravarin, duke e akuzuar për devijim të rëndë politik dhe përçmim të vullnetit të qytetarëve shqiptarë që votuan për ndryshim. Ai theksoi se “çdo takim me BDI-në është më së paku një shkelje flagrante e vullnetit të popullit” dhe paralajmëroi se qytetarët nuk do ta falin një kthim kaq të turpshëm pas në politikën e vjetër.

“107 mijë vota të pastra shqiptare nuk u dhanë për pazare politike dhe rikthim të BDI-së në pushtet, por për frymë të re, për politikan që mbajnë fjalën dhe nuk bëhen patericë e regjimeve të vjetra,” shkruan ai.

Latifi e cilësoi marrëveshjen e Taravarit për bashkëpunim me BDI-në si “kontraverse dhe të turpshme”, duke shtuar se ajo përfaqëson një tradhti të pastër ndaj idealit për të cilin pesë subjektet opozitare: Lëvizja Demokratike, Besa, Alternativa, Aleanca dhe Vetëvendosje u bashkuan një vit më parë.

“Mobilizimi popullor që e dërgoi BDI-në në opozitë pas 22 vitesh nuk mund të shitet për poste, privilegje e përqafime në errësirë me ata që simbolizojnë kapjen e shtetit,” përfundon Latifi, në një mesazh të qartë dhe pa ekuivoke për Taravarin.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Dilema e madhe e Sylvinhos në repartin ofanziv: Kush e ‘sulmon’ Serbinë?

Story i radhës

Propozohet një plan i ri i armëpushimit Izrael-Gaza, zbulohen disa detaje

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë