Duke i komentuar konstatimet e Entit Shtetërorë për Revizion në lidhje me projektin e Korridorit 8, kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se u vërtetua ajo që deklaronte koalicioni VLEN. Kasami tha se individët që kërkojnë kthimin e Ali Ahmetit, kërkojnë që të mbulohen këto keqpërdorime.
“Tek Korridori 8, gjithashtu edhe tek Korridori 10, kemi paralajmëruar se ka keqpërdorime dhe, Enti i Revizionit këtë e verifikoi me argumente konkrete për keqpërdorimet që janë bërë, që edhe njëherë dëshmon se halli i BDI-së apo kërkesa e disa burrave të BDI-së për t’u rikthyer Ali Ahmeti është për të mbuluar këtë keqpërdorim milionësh të funksionarëve të tyre, të gjithë ata që kanë bërë keqpërdorime e kanë vendin në burg, fundja edhe burgu është për burra”, pohoi Kasami.
Burimi: tv21