Analisti Lorenc Vangjeli i është përgjigjur akuzave të kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule në lidhje me deklaratën e këtij të fundit se po bën avokatinë e kryeministrit Edi Rama për privilegje në rastin e arrestimit të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, Vangjeli u përgjigj se ‘arresti ishte i gabuar. Edhe viktima kryesore është Bashkia e Himarës e cila nuk qeveriset nga vullneti i votuesve të saj’.
Gjithashtu analisti theksoi se ‘edhe procesi deri tani ka shumë dritëhije dhe më shumë hije se sa dritë’.
Lerenc Vangjeli: Arresti ishte i gabuar. Edhe viktima kryesore është Bashkia e Himarës e cila nuk qeveriset nga vullneti i votuesve të saj. Edhe procesi deri tani ka shumë dritëhije dhe më shumë hije se sa dritë. Atje ku ndahemi ka të bëjë me diçka tjetër. Nuk ka asnjë lidhje zgjedhja e zotit Beleri me Himarën. Këtu votuan qytetarët shqiptarë atje votuan qytetarët grekë.