Burgoset nëna e 12-vjeçares së përdhunuar nga disa burra në Greqi, dyshohet se bashkëpunoi me tutorin e vajzës

1 minut lexim

Nëna e vajzës 12-vjeçare të përdhunuar dhe shfrytëzuar seksualisht në Greqi, është lënë në paraburgim në Colonos.

Ajo akuzohet për bashkëpunim me tutorin e vajzës së saj, në kurriz të së bijës.

“Para hetuesve ajo mohoi gjithçka, duke cituar edhe mesazhet që ka shkëmbyer me Ilias Michos”, dëshmoi një nga djemtë e saj dhe vajza e saj e madhe.

37-vjeçarja kur ka kuptuar, siç pretendon ajo, se çfarë po ndodhte me vajzën e saj ka folur me mesazhe me tutorin Michos.

Brenda hetuesisë ajo ka shpërthyer në lot së bashku me dy fëmijët e saj më të rritur.

Sipas raportimeve, hetuesja që trajton çështjen ka pyetur për katër transfertat me vlerë 110 euro në llogarinë e saj, për bisedat dhe mesazhet e saj me Ilias Michos dhe gruan e tij. Duhet theksuar se remitancat janë gjithsej katër dhe dyshohet se vijnë nga dy persona. Nga këta, një person nuk është identifikuar dhe i dyti nuk është arrestuar.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mos u trembni! Ja çfarë të bëni nëse fëmija juaj ka temperaturë?

Story i radhës

Verë në mes të vjeshtës, Franca shënon rekord, meteorologët parashikojnë ditë të nxehta për Europën

Të fundit nga