​Bunjaki kujton bashkëpunimin me Vokrrin: Më kërkoi të punoja në kombëtare pa para

min lexim

Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki ka kujtuar periudhën e bashkëpunimin me ish-presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokkri, i cili ditë më parë kishte përvjetorin e gjashtë të vdekjes së tij.

Në një intervistë, Bunjaki ka ndarë momente të shumta nga ky bashkëpunim, por ka pranuar gjithashtu se puna e përbashkët me Vokrrin ishte një fat i madh në jetën e tij.

Bunjaki: Kisha fatin të punoj me idolin tim, Fadil Vokrrin

“Është me të vërtetë datë e cila është me ndjenja të përziera, është moment kur ti e kujton një legjendë, të ndjerin tashmë Fadil Vokrri. Për mua ka qenë kënaqësi dhe nder të punojë me atë, ta kem fatin që ma ka dhënë përgjegjësinë për ta ndërtuar një kombëtare dhe për ta udhëhequr një kombëtare në kualifikimet e para madje. Kështu që për mua ka qenë një moment i jashtëzakonshëm që nga momenti kur jam takuar me atë dhe si shumica e fëmijëve në atë kohë e kemi pasur idol, pastaj për të ardhur momenti të punosh me idolin tënd nuk është diçka e thjeshtë, por është shumë e veçantë”, ka thënë Bunajki.

Sipas Bunjakit, Vokrri pati ndikim të jashtëzakonshëm në kohën kur nevojitej ndërkombëtarizimi i futbollit kosovar.

Bunjaki: Ndikimi i Fadilit në ndërkombëtarizimin e futbollin ishte i jashtëzakonshëm

“Ka qenë kohë mjaftë për futbollin e Kosovës, të flitet për futbollin e Kosovës në UEFA ka qenë pothuajse e pamundur. Me kyçjen e Fadilit në kohën e kur është bërë kryetar, edhe pse disa procese kanë qenë të hapura edhe më herët, është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe, sidomos kur ka ardhur Fadili ka qenë koha shumë e rëndësishme ta kemi një lider i cili ka një respekt sidomos tek shtete ballkanike e për të cilën definitivisht Fadili e dimë të gjithë që ka pasur dhe ka respekt jashtëzakonisht të madh. Kështu që ndikimi i Fadilit ka qenë shumë i madh në atë proces dhe i rëndësishëm”, shtoi më tutje Bunjaki.

Bunjaki ishte trajneri i parë i “Dardanvë”, në historinë e re të Kosovës, por nga Vokrri atij iu kërkuar të ta drejtonte Kosovën pa ndonjë mbështetje financiare.

Bunjaki: Vokrri kërkoi të punojë në kombëtare pa mbështetje financiare

“Kontakti i parë me Fadilin ka qenë në Paris zyrtarisht, kemi folur, jemi ofruar afër njëri-tjetrit më shumë dhe Fadili më ka shpjeguar që është koha kur ekonomi nuk do të kemi, do të kërkohet punë shumë e madhe për ofrimin e talentëve, për t’i bindur talentët me projekt edhe më është besuar…Unë jam përkrahur në të gjitha format por normalisht në format ekonomike ndoshta gjendja ka qenë shumë e vështirë për të cilën një pjesë të madhe edhe e kam financuar vet…Nuk ka pasur mbështetje financiare, një udhëtim i imi nëse kam shkuar ta bind Valonin apo Bensart Celinën apo cilin do prej lojtarëve që kanë qenë, ato udhëtime nuk është se janë mbuluar në atë fazë sepse ka qenë e pamundur të mbulohen me ekonominë të cilën e ka poseduar federata në atë kohë”, ka bërë të ditur Bunjaki.

Një nga vështirësitë më të mëdha nëpër të cilat kaloi, Bunjaki thotë se ishte puna për ta bindur Adnan Januzajn t’i bashkohej Kosovës.

Bunjaki: E kisha të vështirë ta takojë Adnan Januzaj

“Në atë kohë, në aspektin medial, Adnan Januzaj ka qenë një emër i përfolur shumë dhe ne u munduam ta shfrytëzojë çdo kontakt për të rënë në kontakt me Adnanin, me familjen e Adnanit edhe unë e kam roganizuar përmes kontakteve të Tordit, ndihmës trajneri im kam shkuar në Londër për ta parë lojën Manchester United me Arsenalin…E kam shfrytëzuar momentin për të hyrë në zhveshtore për të pasur mundësi për ta takuar Adnanin”, zbuloi Bunjaki.

Bunjaki në fund foli edhe për zhvillimin e futbollit kosovar dhe ecurinë e kombëtares, për të cilën tha se duhet shumë punë për t’u bërë, por se kërkesat janë gjithnjë të ndryshme nga etapa në etapë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

Story i radhës

Heidi Baçi refuzon ofertën televizive dhe ‘arratiset’ drejt… Çfarë ndodhi me finalisten e ‘Big Brother’

Të fundit nga