Bumçi zbulon dy kushtet për bashkimin e PD

March 14, 2022
1 minut lexim

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, deklaron se 90% e strukturave nuk e mbështesin Lulzim Bashën.

I ftuar në ABC, Bumçi tha se janë dy kushte që mund t’i bashkojnë demokratët tashmë të ndarë në dy kampe, që sipas tij janë vota dhe largimi i Bashës pas humbjes.

Historia është shumë e qartë. Në 11 dhjetor 80% të strukturave të PD vendosën shkarkimin e zotit Basha. Për fat ne patëm edhe zgjedhje. Dhe nuk jemi më në dy realitete. Në zgjedhje ne kemi marrë 70% të votuesve. Zoti Basha garonte me logon e PD. 90% e strukturës së PD është kundër Bashës.

Bashkimi ndodh mbi dy shtylla; është vota, nuk shpikim dot një mekanizëm tjetër dhe tjetra janë rregullat e bashkëjetesës. Këto rregulla janë dy kushtet për bashkimin e demokratëve”, deklaroi ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vedat Muriqi paralajmëron Madridin: Nuk do ta kenë lehtë ndaj nesh

Story i radhës

Sejdiu: Transporti publik falas, e vetmja zgjidhje për Prishtinën

Të fundit nga

Ministri i Jashtëm i Italisë vizitë në Kosovë

Ministri i Jashtëm Italian vjen për vizitë në Kosovë, takohet me misionin e KFOR-it Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ka ardhur në Kosovë. Kështu raporton faqja zyrtare e
ShkoLartë