bulqize xhelal mziu rreh zyrtarin gazetari personazh qe historikun e dhunes e ka nga pas 680c13db09cda

Bulqizë, Xhelal Mziu rreh zyrtarin/ Gazetari: Personazh që historikun e dhunës e ka nga pas

April 26, 2025
1 minut lexim

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, në qarkun e Dibrës Xhelal Mziu dhe nipi i tij kanë dhunuar një zyrtar te njësisë administrative Ostren, në një ngjarje të rëndë në këtë fushatë zgjedhore, që ka ndodhur pasditen e së enjtes pas një takimi elektoral të PD në këtë fshat.

Policia thotë se Xhelal Mziu dhe nipi tij 36 vjeçar pas takimit elektoral kanë rrahur me grushte 33-vjecarin Kalosh Murra, banues në Shupenzë, me detyrën e përgjegjësit të ndihmës ekonomike në njësinë administrative Ostren.

Kallëzimi është bërë fillimisht nga vetë Kalosh Murra, ku para oficerëve të policisë së Bulqizës, ai ka thënë se në momentin kur është sulmuara, ka qenë duke qëndruar para zyrave të njësisë administrative Ostren.

Në këtë moment Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij, janë kthyer dhe e kanë goditur.

Gazetari Ardit Rada, i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se nuk është hera e parë që Xhelal Mziu përfshihet në episode të tilla dhune në kohë zgjedhjesh.

“Pamjet që janë transmetuar në media është se zyrtari është goditur pa shkak dhe qartë nga deputeti dhe njerëzit pas tij. Kemi të bëjmë me një personazh, që e ka historikun e  dhunës e ka nga pak.

Ai thekson se Berisha i ka vendosur qëllimisht këta persona, për të krijuar trazira dhe përplasje.

“ Janë vendosur qëllimisht për të pasur trazira dhe përplasje të tilla”, tha ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

qoku vlen i subjekt i ndryshimit ecim tutje 680c0e4269553
Story i mëparshëm

Qoku: VLEN-i subjekt i ndryshimit, ecim tutje!

avokatja e njerit prej kater te arrestuarve sot ne kacanik se di pse ka ndodhur kjo 680c1d3f4b306
Story i radhës

Avokatja e njërit prej katër të arrestuarve sot në Kaçanik: S’e di pse ka ndodhur kjo

Të fundit nga

Alba Pollozhani largohet nga ‘Ferma Vip’

Fermerja Alba Pollozhani është larguar nga Ferma Vip 2. Agai ka marrë një vendim i cili është lexuar nga kryeplak Albano. “Alba Pollozhani largohet menjëherë nga Ferma Vip2”, thuhej në zarfin e dërguar
ShkoLartë