Bulliqi priti në takim këshilltarin e Ahtisaarit, diskutuan mundësinë e binjakëzimit mes dy vendeve

September 27, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim Severi Keinala, këshilltarin e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari.

Gjatë takimit, sipas komunikatës për media, Bulliqi dhe Keinala diskutuan mundësinë e binjakëzimit të komunës së Podujevës me një komunë finlandeze, duke krijuar kështu një platformë për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha të ndryshme, transmeton Klankosova.tv.

Kjo iniciativë synon forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve dhe shkëmbimin e përvojave në zhvillimin e projekteve të përbashkëta.

Bulliqi e falënderoi Keinalan për kontributin e tij dhe të ish-presidentit Ahtisaari për Pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ndihmën e vazhdueshme të Finlandës në konsolidimin dhe zhvillimin e institucioneve të Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Berat: Policia shpëton të moshuarin nga mbytja në lum, ishte në mes të rrymës

Story i radhës

Nikolloski: Dështon tenderi për hekurudhën me Bullgarinë, në kuadër të Korridorit 8

Të fundit nga

Lamborghini nuk heq dorë nga veturat elektrike

Lamborghini nuk e ka ndërmend të ndryshojë planet e elektrifikimit, pavarësisht se markat e tjera luksoze kanë tërhequr premtimet e tyre të mëparshme si përgjigje ndaj një ngadalësimi global në tregun e
ShkoLartë