​Bulliqi përkujton heroin Ali Ajeti

May 30, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi ka përkujtuar sot heroin Ali Ajeti në 33-vjetorin rënies gjatë demonstratës kundër regjimit serb në Podujevë.

“Lufta, sakrifica dhe vetëmohimi i dëshmorëve dhe veprimtarëve do të kujtohet e nderohet përherë ndër breza. Ata na e sollën lirinë, ne duhet ta ndërtojmë shtetin ashtu siç e deshën dhe e ëndërruan ata”, ka shkruar Bulliqi në Facebook. 

“Lavdi jetës dhe veprës së Ali Ajetit! Lavdi dhe nderime të gjithë atyre që kanë sakrifikuar e kontribuar në çlirimin e vendit”, ka shtuar ai.

Më 30 maj 1989 në Podujevë ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit serb. Atë ditë në Kosovë po qëndronte një grup diplomatësh nga Evropa dhe pikërisht në këtë ditë e ashtuquajtura “Çeta e Llapit” doli me uniforma ushtarake nëpër rrugët e Podujevës. Në një përleshje të armatosur vritet Ali Ajeti ndërkaq plagosen disa tjerë.  

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

PS i heq votën kandidatit të Berishës/ Pas presionit, maxhoranca ndryshon qëndrim

Story i radhës

QMK: Nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në Tetovë

Të fundit nga

Asgjë nuk është e pamundur

Asgjë nuk është e pamundur. Nëse nuk mendoni kështu, ju do të jetoni me paaftësinë për të lëvizur, për të krijuar, për të evoluar, për të realizuar ëndrrat tuaja, të jeni të

A po i pengon qeveria projektet e Prishtinës?

Për sfidat, sukseset dhe planet e punës thirri konferencë për media. I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tregoi se 2024-ta ishte goxha vit sfidues për Prishtinën. Ai foli për sfidat që kanë
ShkoLartë