Bullgaria pezullon importin e 20 lloj drithërave nga Ukraina

April 20, 2023
1 minut lexim

Për shkak të protestave të prodhuesve lokalë, Qeveria e Bullgarisë ka pezulluar importin nga Ukraina të 20 lloj drithërave, kryesisht të grurit, transmeton Anadolu.

Kryeministri Galab Donev, në një deklaratë për media tha se Bullgaria është në solidaritet me Ukrainën por se ka pezulluar në mënyrë të përkohshme importin e disa produkteve për shkak se prodhuesit vendas nuk e shohin të drejtë konkurrencën që krijon ky import i lirë.

Ai tha se nuk do të pengohen kalimet tranzit. “Shpresoj që organet përkatëse të Bashkimit Evropian, të shikojnë se ‘korridoret e solidaritetit‘ të krijuara (me Ukrainën) nuk japin rezultatin e pritshëm dhe të vendosin praktika sipas kësaj. Kërkesat e Bullgarisë ndahen edhe nga Polonia, Hungaria dhe Sllovakia”, theksoi Donev.

Ministri i Bujqësisë, Yavor Gechev tha se vendimi do të hyjë në fuqi që nga 24 prilli dhe do të jetë i vlefshëm deri më 30 qershor.

Krahas grurit, në listën e ‘ndalesave’ u përfshinë edhe importi i vajit të lulediellit, misrit, mjaltit, qumështit, qumështit pluhur, arrës, lajthisë, vezës, pulës, mishit të derrit dhe qengjit, thekrës, verës, uthullës dhe disa produkteve të tjera.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Për festën e Bajramit, autobusët në Shkup do të qarkullojnë me orarin e ditës së diel

Story i radhës

Tentoi të hynte në Shqipëri i armatosur, arrestohet 45-vjeçari nga Kosova

Të fundit nga

Prishtina barazon me kampionin

Prishtina ka barazuar me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi, Ballkanin e Therandës, në takimin që u luajt nën dritat e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Futbollisti Bleart Tolaj ka
ShkoLartë