​Bullgaria nesër nxjerrë në qarkullim një monedhë argjendi

January 2, 2023
1 minut lexim

Banka Kombëtare Bullgare nesër do të nxjerrë në qarkullim një monedhë argjendi në përkujtim të 175 vjetorit të lindjes së luftëtarit të lirisë Hristo Botev, tha banka në faqen e saj të internetit.

Monedha është prej argjendi 999, ka një diametër 38,61 mm dhe peshon 23,33 gram. Do të prodhohen rreth 5000 copë.

Në anën e përparme paraqitet vlera nominale e monedhës 10 BGN dhe stema e bankës qendrore.

Në anën e pasme është Hristo Botev dhe firma e tij.

Monedha është projektuar pas një fotografie të Botevit me firmën e tij që daton nga viti 1876 nga arkivi i Bibliotekës Kombëtare të Shën Kirilit dhe Metodit.

Banka Kombëtare Bullgare kujton se Hristo Botev është paraqitur në monedhat përkujtimore bullgare dhe një kartëmonedhë. Mbi 120 monumente janë ndërtuar për t’i bërë homazhe në Argjentinë, Francë, Austri, Rumani dhe Rusi./BTA/

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hoxhaj: Kryesimi i OSBE nga Maqedonia e Veriut forcon pozicionin e Ballkanit Perëndimor

Story i radhës

Synimi im ta them të vërtetën, pa e prekur askënd në anën morale dhe njerëzore

Të fundit nga

ShkoLartë