bullgaria me kontrolle te shtuara per importin e frutave dhe perimeve nga maqedonia e veriut 6a73610e06d91

Bullgaria me kontrolle të shtuara për importin e frutave dhe perimeve nga Maqedonia e Veriut

August 5, 2026
1 minut lexim
import

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka njoftuar se nga 3 gushti 2026, Bullgariai ka shtuar kontrollet ndaj importit të dërgesave me fruta dhe perime në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Masa u referohet dërgesave me origjinë nga vendet e treta, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, të cilat janë të destinuara për tregun bullgar.

“Operatorët që eksportojnë ose kryejnë transportin e kësaj kategorie produktesh në Republikën e Bullgarisë përmes pikave të kontrollit në vendkalimet e përmendura kufitare, gjatë planifikimit dhe realizimit të plasimit të dërgesave, duhet t’i marrin parasysh kontrollet zyrtare të shtuara të vendosura”, thonë nga AUV.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thekson se do ta ndjekë situatën dhe në kohë do t’i informojë operatorët për të gjitha informacionet me rëndësi për zhvillimin pa pengesa të tregtisë dhe përmbushjen e kërkesave ligjore.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

william dhe kate pergatisin planin per princin george 6a735d21d51a9
Lajmi i mëparshëm

William dhe Kate përgatisin planin për Princin George!

i beri prite albinit por ra ne kurthin e vet profesori shperthen ndaj baton
Lajmi i radhës

“I bëri pritë Albinit, por ra në kurthin e vet” – Profesori ‘shpërthen’ ndaj Baton Haxhiut

Të fundit nga

Tetovë, emërtimi i rrugëve drejt fundit

Pas vitesh zvarritje, procesi për emërtimin e rrugëve në Tetovë po hyn në fazën përfundimtare. Janë miratuar edhe 145 emra të rinj, duke e çuar në 222 numrin e emrave të miratuar
ShkoLartë