bullgaria mbeshtet pa kushte integrimin evropian te shqiperine 625357e337f58

​Bullgaria mbështet pa kushte integrimin evropian të Shqipërinë

April 10, 2022
1 minut lexim

Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë Momtchil Raytchevski deklaroi sot se vendi i tij mbështet pa kushte anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ai pas një vizite në Universitetin e Korçës tha se Shqipëria ka bërë punën e vet dhe se ekzistojnë të gjitha kushtet për të vazhduar procesin e negociatave.

Sa i përket kushteve, përsëri them se Shqipëria ka bërë punën e vet dhe ekzistojnë të gjitha kushtet për të vazhduar procesin e negociatave”, u shpreh ai.

Diplomati bullgar tha se sa i përket integrimit të Maqedonisë Veriore, ata ndodhen në një periudhë të bisedimeve intensive.

Me Maqedoninë e Veriut jemi në një periudhë të bisedimeve shumë intensive. Qeveria e re bullgare krijoi 10 grupe pune, të cilët punojnë për interesin e përbashkët dhe ku shumë shpejt mund të arrihen rezultate të mira. Por këtu bëhet fjalë për gjetjen e vendimeve dhe zgjidhjeve të cilat do të funksionojnë në të ardhmen”, tha ai.

Ndryshe, ambasadori Raytchevski ishte në një takim në Universitetin “Fan S. Noli” ku u zhvillua një vizitë me një delegacion të përbërë nga drejtues dhe pedagogë të universiteteve bullgare./A2

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

tre arsye te forta pse duhet te zihesh me partnerin 625357dba152c
Story i mëparshëm

Tre arsye të forta pse duhet të zihesh me partnerin

ngjarjet e dates 11 prill 625357e68c5f2
Story i radhës

​Ngjarjet e datës 11 prill

Të fundit nga

Serë kanabisi në Thumanë, arrestohet 28 vjeçari

Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, kanë konstatuar në fshatin Thumanë, një
ShkoLartë