​Bullgaria kërcënon me kundërmasa nëse Holanda e Austria nuk mbështesin hyrjen në Shengen

December 6, 2022
1 minut lexim

Bullgaria ka njoftuar kundërmasa nëse Holanda dhe Austria vënë veton ndaj pranimit të saj në Shengen, tha kryeministri në detyrë Galab Donev, duke shtuar se ai shpreson se “arsyeja e shëndoshë do të mbizotërojë” në ditët e mbetura deri në votim.

Donev nuk specifikoi se çfarë masash do të ndërmerrte Bullgaria, por tha se ai “shpreson se nuk do të duhet ta bëjmë këtë”.

Sipas informacioneve jozyrtare nga Sofja, nëse Holanda nuk e tërheq kundërshtimin e saj, Bullgaria do të bllokojë kandidaturën e Hans Leitens për kryetar të Frontex, agjencisë evropiane të kufirit dhe rojeve bregdetare, transmeton Euraktiv.

Autoritetet bullgare pretendojnë se qëndrimet e kryeministrit holandez dhe kancelarit austriak diktohen nga arsye politike të brendshme dhe jo nga mangësi në zbatimin e rregullave të Shengenit nga ana e Bullgarisë, të cilat Donev i vlerësoi si “standarde të dyfishta”.

Ministri bullgar i drejtësisë Krum Zharkov tha për Euraktiv se kërcënimi bullgar është “shumë real” dhe dëshiron të provokojë një reagim të BE-së, ndërsa Ministri i Brendshëm Ivan Demerdzhiev komentoi se Holanda “i ka kuptim rregullat e BE-së”.

“Kundërshtimet kryesore të Holandës nuk kanë të bëjnë me mbrojtjen e kufijve, por me zbatimin e Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Verifikimit, i cili u refuzua për Bullgarinë në vitin 2019, ndaj Holanda pret një raport që nuk mund ta marrë. Ky qëndrim i bën të pakuptimta rregullat mbi të cilat bazohet BE-ja”, tha Demerdzhiev.

Këshilli i BE-së duhet të votojë më 8 dhjetor për pranimin e Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë në zonën Shengen, Holanda kundërshton fuqishëm pranimin e Bullgarisë, ndërsa Austria kundërshton pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Si të dalloni një gënjeshtar: Pesë zakone nervore i largojnë ata në mënyrë të pagabueshme

Story i radhës

KRU “Gjakova”: Kujdesuni për ujëmatësit!

Të fundit nga

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka
ShkoLartë