bullgaria do ti bashkohet perpjekjeve te g7 per mbeshtetjen afatgjate te sigurise per ukrainen 64dd0a739c18e

​Bullgaria do t’i bashkohet përpjekjeve të G7 për mbështetjen afatgjatë të sigurisë për Ukrainën

August 16, 2023
1 minut lexim

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën një vendim që miraton bashkimin e Bullgarisë në përpjekjet e vendeve të G7 për të ofruar mbështetje afatgjatë të sigurisë për Ukrainën, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Deklarata e Përbashkët në Mbështetjen e Ukrainës u shpall më 12 korrik në Samitin e NATO-s në Vilnius në emër të vendeve të G7- Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe SHBA-së, si dhe nga presidentët e Këshilli Evropian dhe Komisioni Evropian. Belgjika, Çekia, Greqia, Danimarka, Finlanda, Islanda, Irlanda, Letonia, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Rumania, Spanja dhe Suedia i janë bashkuar më pas deklaratës dhe lista vazhdon të rritet.

Bullgaria ofron mbështetje politike dhe praktike për Ukrainën. Kështu, duke kundërshtuar drejtpërdrejt agresionin rus, Bullgaria kontribuon në mbrojtjen e lirisë, sigurisë dhe sovranitetit të të gjitha vendeve anëtare evropiane.

Në përputhje me këtë politikë të qëndrueshme, Bullgaria do t’i bashkohet Deklaratës së Përbashkët të vendeve të G7 në mbështetje të Ukrainës, tha Shërbimi Informativ i Qeverisë./BTA

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

artan grubi zgjedhjet nuk jane zgjidhje ndryshimet kushtetuese ti mbeshtesim me konsensus 64dd09826a0c4
Story i mëparshëm

Artan Grubi: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, ndryshimet kushtetuese t’i mbështesim me konsensus

helikopteret e mpb se ne nje operacion prej tre oresh hodhen mbi 35 tone uje dhe shuan zjarrin ne afersi te llozoves 64dd0e3977c37
Story i radhës

Helikopterët e MPB-së në një operacion prej tre orësh hodhën mbi 35 tonë ujë dhe shuan zjarrin në afërsi të Llozovës

Të fundit nga

Parashikimi i motit për sot, 8 mars 2025

Vlerat e larta Barike do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta. Parashikohet që pas – mesditës dhe në vijim të
ShkoLartë