Të enjten, centrali i vetëm bërthamor i Bullgarisë ndezi një prej dy reaktorëve, disa orë pasi një defekt në një prej gjeneratorëve detyroi teknikët të kryenin një fikje emergjence.
Reaktori prej 1000 megavatësh në centralin bërthamor të Kozloduy rifilloi punën mbrëmjen e së mërkurës, sipas ministrisë së energjetikës bullgare.
Sipas informacioneve nuk pati asnjë rrjedhje radioaktiviteti në momentin që u aktivizua sistemi i emergjencës pas keqfunksionimit të sistemit të nxitjes që solli dhe rritjen e voltazhit.
Operatori bëri të ditur se u ndërrua sistemi i nxitjes së elementëve dhe pas kontrolleve të nevojshme, fuqia e prodhimit tani po “rritet gradualisht”.
Incidenti erdhi më pak se një muaj pasi reaktori, i vendosur në lumin Danub në Bullgarinë veriperëndimore, u çaktivizua për mirëmbajtje dhe furnizimin me karburant.
Njësia e dytë 1000 megavatëshe e Kozloduy-t po punonte me kapacitet të plotë.
Centrali bërthamor prodhon rreth një të tretën e energjisë elektrike të Bullgarisë.
Katër njësi më të vogla në central u mbyllën në 2002-in dhe 2006-ën për shkak të shqetësimeve të sigurisë për të përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian për anëtarësim.