Levski dhe Shkupi po ballafaqohen në sfidën e kthimit të xhiros së dytë kualifikuese në Conference League në futboll.
Në stadiumin “Gerena” të mbushur plot në Sofje, lojtarët e Shkupit po luajnë një ndeshje të barabartë me Levskin pa shumë raste nga të dyja palët.
Në pjesën e parë, tifozët e Levskit provokuan vazhdimisht në tribunën e tyre me “koreografinë e Ilindenit”:
“Nëse dikush thotë se nuk jam maqedonas, do t’i shqye gjuhën.
Nëse thotë se nuk jam bullgar, do t’ia shqye kokën”.