bulku publikon listen e 23 lojtareve te ftuar 62238d6bb47d6

Bulku publikon listën e 23 lojtarëve të ftuar

March 5, 2022
1 minut lexim

Kombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë një grumbullim 4-ditor me elementët më të spikatur të vitlindjes 2006, të cilët aktivizohen në kampionatin shqiptar dhe në klube të huaja.

Grumbullimi do të nisë më 7 mars dhe do të zgjasë deri në 10 mars, ndërsa të ftuar janë 23 lojtarë. Në listën e përpiluar nga trajneri Ervin Bulku ka lojtarë që aktivizohen në Itali, Angli, Gjermani, Greqi, Belgjikë dhe Holandë.

Ekipi do të akomodohet në Tiranë dhe seancat stërvitore do të zhvillohen në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe në kompleksin “Skënder Halili”. Përveç seancave stërvitore përfaqësuesja U-17 pritet të zhvillojë edhe ndeshje kontrolli dhe miqësore.

Image

Lista

Gjatë këtij viti kuqezinjtë e kësaj grup-moshe kanë zhvilluar disa seleksionime dhe miqësore, por këtë herë grupi do të jetë më i plotë dhe stafi teknik do të ketë në dispozicion edhe lojtarët që aktivizohen nga jashtë.

Tekniku Bulku vazhdon me programin për konsolidimin e mëtejshëm të ekipit në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet zyrtare.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ukraina fajeson rusine per shkelje te marreveshjes se armepushimit 62238d66dfba0
Story i mëparshëm

Ukraina fajëson Rusinë për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit

ulja e temperaturave rinis bora ne bulqize probleme ne qarkullimin e mjeteve 62238d6e7823c
Story i radhës

Ulja e temperaturave/ Rinis bora në Bulqizë, probleme në qarkullimin e mjeteve

Të fundit nga

Moti për sot: Me diell e vranësira

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasditës pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht të përqëndruara në zonën veriore. Era do të fryjë nga
ShkoLartë