“Buldozeri” amerikan për ndryshimet kushtetuese, Mickoski: Pushteti gjunjëzohet para botës që të ushtrohet presion ndaj VMRO-DPMNE -së

August 24, 2023
min lexim

Vizitën e përfaqësuesit të lartë amerikan Gabriel Eskobar, kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski e quajti diplomaci buldozeri, gjë që është krejtësisht logjike që kreu i opozitës e ka të qartë se në cilin drejtim do të zhvillohen bisedimet në takimin e nesërm me Eskobarin edhe pse e vlerësoi vizitën si çdo vizitë tjetër. Vizita e diplomatit amerikan vjen një javë pas seancës për amendamentet kushtetuese dhe vetëm dy ditë pasi Mickoski tha se bota po bënte plane për ta thyer VMRO-DPMNE-në. Shërbimi për shtyp i Stejt Departamentit  deklaroi se zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit Eskobar shpreson për diskutime produktive dhe të përbashkëta me krerët e qeverisë.

“Eskobar po udhëton në Maqedoninë e Veriut për të diskutuar çështje dypalëshe dhe rajonale dhe për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë me një aleat të çmuar të NATO-s. Ai shpreson për bisedime produktive dhe të përbashkëta me krerët e qeverisë gjatë vizitës së tij, veçanërisht lidhur me integrimin e ardhshëm në BE dhe prosperitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”, thonë nga DASH.

Kryeministri Kovaçevski, i cili nesër do të takohet me Eskobarin, thotë se është i befasuar nga qëndrimi i Mickoskit dhe se tani është koha për të marrë vendime për amendamentet kushtetuese dhe jo se bëhet fjalë për ndonjë lloj komploti kundër tij. Deklaratat se ka një lloj konspiracioni botëror nuk janë në favor të askujt, por janë në favor vetëm të atij që po e thotë këtë, tha Kovaçevski, duke aluduar në deklaratat e mëparshme të Mickoskit.

“Ky qëndrim më çudit. Kisha intervistë në një nga televizionet kombëtare në fund të javës së kaluar kur thashë se ajo që e dëgjoj nga kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së më rikujton në  11 vitet e kryetarit të mëparshëm, se ka komplot botëror kundër nesh. Tani është koha për të marrë vendime, për ato vendime kemi mbështetje, kemi mbështetje dhe jo konspiracion nga Bashkimi Europian, sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe në atë drejtim është vizita e përfaqësuesit të lartë  të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Eskobar”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Por sigurisht, për integrimet europiane, të cilat varen nga amendamentet kushtetuese, pritjet e opinionit publik janë se si do të rezultojnë bisedimet e Eskobarit me Mickoskin mbi këtë temë. Mickoski edhe sot me mendim se qeveria po i bën presion ndërkombëtarëve që të torturojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së. Të gjithë ata që vijnë në Maqedoni duhet të kenë qëllime të mira dhe presim t’i dëgjojmë argumentet e tyre dhe presim që edhe argumentet tona të dëgjohen, tha Mickoski.

“Tani atë që po e bëjnë ata, është gjunjëzimi para botës dhe i luten bashkësisë ndërkombëtare që të vijë këtu në Maqedoni dhe të bëjë presion që të torturojë dhe të bëjë presion mbi VMRO-DPMNE-në dhe përmes VMRO-DPMNE-së mbi shumicën e qytetarëve në Maqedoni. Por vërtet mund t’i zhgënjej se një gjë e tillë nuk do të funksionojë. Kjo ishte e qartë që më 18 gusht, kur u votua rendi i ditës në Kuvend”, theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Takimi i Eskobarit me kryeministrin Kovaçevski dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski do të mbahet nesër, ndërsa sot me Pendarovskin.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zjarret në Greqi nxjerrin në pah gjendjen e vështirë të azilkërkuesve

Story i radhës

BE-ja mesazhe mbështetjeje për Ukrainën në ditën e saj të pavarësisë

Të fundit nga

ShkoLartë