Bukuroshja që do ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në “Miss World”

May 9, 2025
1 minut lexim

Në eventin prestigjioz Miss World, i cili këtë vit do të mbahet nga 7 deri më 31 maj në Telangana të Indisë, pas një pauze shumëvjeçare, Maqedonia е Veriut rikthehet në garë.

Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet nga 20-vjeçarja Çarna Nevzati.

Bukuroshja është studente në Fakultetin Juridik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Në dhjetor të vitit 2023, Navzati ishte fituese e mbrëmjes oratorike “Ivo Puhan”, që organizohet në Fakultetin e Drejtësisë, me temën “Kush paguan çmimin e luftës dhe terrorizmit”.

Çarna nuk e ka fshehur emocionin e saj për mundësinë që i është dhënë nga organizata Miss Maqedonia për të përfaqësuar vendin tonë në Miss World, ndaj ka shkruar në rrjetin social Instagram:

“Jam e nderuar të përfaqësoj vendin tim në konkursin Miss World 2025 në Telangana, Indi nga 7 deri më 31 maj 2025 – Bukuri me qëllim. Vlerësoj vërtet këtë mundësi që më dha organizata Miss Maqedonia e Veriut, për të shfaqur kulturën dhe trashëgiminë e bukur të Maqedonisë së Veriut në skenën globale.”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

​Trump thotë se tarifa prej 80% ndaj Kinës duket e drejtë përpara bisedimeve tregtare

Story i radhës

Kallëzime penale për ish-drejtoreshën e shkollës në Kumanovë dhe 6 të punësuarve në MASH

Të fundit nga

E verdha i paska shumë hije Adrola Dushit

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi është gjithmonë pranë ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Edhe sonte me ndjekësit e saj në Instagram ka ndarë disa fotografi. Ajo shihet e veshur me
sqmken
ShkoLartë