Buka, qumështi dhe vezët kanë nisur të shtrenjtohen

April 29, 2025
1 minut lexim

Buka, qumështi, vezët e produkte të tjera kanë nisur të shtrenjtohen në Kosovë. Nga 50 cent sa ishte çmimi i bukës, ka shkuar në 70 centë, në disa furra, ndërsa çmimi i produkteve të qumështit pritet të ngrihet nga 15-20%.

Qytetarët po ankohen se edhe çmimet e produkteve tjera kanë shënuar ngritje.

Nga Shoqata e Industrisë së Qumështorëve të Kosovës thonë se ngritja e çmimit po bëhet për shkak të ngritjes së tarifave të energjisë elektrike.

E ngritje të çmimeve kanë paralajmëruar edhe biznese të tjera në Kosovë.

Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe shërbimeve është paralajmëruar se do të vijë pas rritjes së tarifave të energjisë elektrike në 16.1%.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës flasin për ngritje të çmimeve për 2.9% në muajin mars krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Kryesisht, ngritje kanë shënuar çmimet e qumështit, djathit, vezëve, kafesë, çajit e perimeve. Kësaj vale të ngritjes së çmimeve së fundmi i janë bashkuar edhe kafenetë dhe restorantet në Kosovë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Shqipëria në BE brenda vitit 2027”, Kos: Dështim nëse nuk ndodh brenda mandatit tim

Story i radhës

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë