Bujqit ankohen: Dëmet ende nuk janë vlerësuar/ Ministria thotë të kundërtën: Komisioni ka dalë në terren

July 18, 2023
min lexim

Bujqit e komunës së Vrapçishtit, të cilët pësuan dëme nga breshëria e pesë korrikut, theksojnë se deri më tani askush nuk ka dalë për të vlerësuar dëmin nga ana e njësisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Gostivar. Sipas tyre, ata ende nuk kanë marrë subvencionet e vitit të kaluar, gjë që i ka privuar nga mundësia për të vazhduar aktivitetin bujqësor. Bujqit bëjnë thirrje që qeveria dhe Ministria e Bujqësisë të dalin në ndihmë sa më shpejtë.

“Këtu është një problem se shteti është shumë i dobët dhe fukaratë i merr në qafë.  Janë diku 450 500, si unë dhe shokët e mi. Pa mos qenë komisioni, e ka bërë kinse ka qenë. Ne do marrim një avokat dhe çka do behët se di. Me bujqësi jemi nga fundi, se shteti nuk na ndihmon.”- thotë Dashmir Aziri – bujk.

Jo nuk kanë dalë, premtuan dhe nuk ka dal, nuk erdh askush. Ju keni qen? Po ishim u interesuam na premtuan na thanë do vijmë, por nuk vjen askush, nuk erdh.  I paraqitem dëmet dhe nuk erdh askush. Sa keni dëm?  30 hektarë grurë edhe misër. Ju dëmtoi shumë ? Po na ka dëmtuar . I keni marr subvencionet ? Jo nuk i kemi marr presim  10 ditë 15 ditë dhe vetëm premtime dhe realizim nuk ka asnjë send.”- thotë Abdirahim Iljazi – bujk.

“Komision ishin vetëm dy vet nga komuna. Ata iu njohim se janë bashkëfshatar dhe ata bënë xhirimet që bëri breshëri dëmet. Na thanë të shkojmë në komunë dhe ishim në komunë. I bëmë ato kërkesat dhe nga ajo ditë nuk është lajmëruar më askush, se çfarë u bë si u bë do merren masa apo nuk do merren masa.”- thotë Gazmend Sejdiu – bujk.

Nga kabineti  i zv/ministres së bujqësisë Vjollcë Berisha për TV21 thonë  se komisioni ka dalë në terren dhe presin që të përfundojnë procedurat që ma pas lënda të shkojë në seancë qeveritare.

 “Komisioni komunal ka dalë në terren edhe ka bërë vlerësimin e dëmeve. Raporti i këtij komisioni do të dorëzohet në njësinë rajonale të ministrisë së bujqësisë në Gostivar. Pas konstatimit të dëmeve i njëjti do të dorëzohet në Ministrinë e Bujqësisë, ku ministria do të kërkojnë nga Qeveria dëmshpërblimin për bujqit e dëmtuar.”- thonë nga Ministria Bujqësisë.

Me tetë korrik zv/ministria e bujqësisë Vjollcë Berisha ishte për të parë dëmet e shkaktuara nga breshëri. Ajo bujqve u premtoi  se komisioni ministrisë do të dale në terren dhe do të bën vlerësimin e dëmeve që më pas ministria të kërkojë nga Qeveria që të njëjtat të dëmshpërblehen.  

 

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndeshja kundër Zvicrës, “Dardanët”: Përveç fitores nuk duam asgjë tjetër

Story i radhës

Presidenti Erdoğan mbërrin në Katar në kuadër të turneut në Gjirin Persik

Të fundit nga

ShkoLartë