Bujqësia e shëndetësia, më shumë para/ Malaj: Sektori bujqësor do të përfitojë 150 milionë euro

November 5, 2024
1 minut lexim

Bujqësia do të marë më shumë financim nga arka e shtetit vitin që vjen. Gjatë diskutimit në komisionin e ekonomisë minsitri i financave Petrit Malaj tha se Shqipëria ka pasur një rritje të fondeve për këtë sektor vit pas vit duke arritur në rreth  150 mln euro për vitin e ardhshëm. Shpenzimet për vitin 2025 janë planifikuar të rriten me  rrteh 7 milionë euro, krahasuar me vitin aktual.

Në fokus të buxhetit për vitin e ardhshëm do të jetë edhe shëndetësia  e mbrojtja sociale.

Kreu i financave sqaroi se  në projektbuxhet nuk është përfshirë skema e rishikuar e pensionve dhe kjo do të reflektohet në momentin që do jetë gati.Me rritjë në buxhetin e ardhshëm është vetëm fondi për bonusin.

Deputetë të maxhorancës i këkruan kreut të financave që të hartojnë sa më një rishikim të skemës së ndihmës ekonomike dhe të pensioneve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Normalizohet komunikacioni në rrugën Shkup-Bllacë

Story i radhës

Drenusha diskuton për ish-burrin e saj, Xheneta tregon se çka i tha Atilla kur e pa

Të fundit nga

ShkoLartë