Kryediplomati, njëherë edhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani në “Summer Click” në TV21 tha se nuk ka veturë private.
TV21: A keni ju makinë private të cilën e përdorni?
“Nuk kam funksionale, nuk kam timen”, tha mes tjerash Osmani.
Osmani tha se djegia e veturës të cilën po e përdorte zv/kryeministri Artan Grubi është sulm direkt ndaj institucionit.
“Po të ishte Artan Grubi person privat, do të trajtohej sikur çdo sulm tjetër i çdo personi privat. Kur sulmoni zv/kryeministrin e parë, s’është sikur sulmoni kryeministrin, presidentin, kryetarin e Kuvendit, kjo është sulm ndaj shtetit më, vlerave demokratike të shtetit”, deklaroi Osmani.
Mirëpo, në deklarimet e pasurisë në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit, ministri Osmani ka të paraqitur një veturë të tipit Audi A6, seria e prodhuar nga viti 2004, deri në vitin 2012.
Burimi: TV21