Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për një vizitë pune në Shqipëri, ku do të takohet me disa përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase dhe disa përfaqësues të pushtetit lokal.
Sipas rendit të ditës, rreth orës 10:00, ministri Osmani do të ketë takime në Trobishtë dhe Golobërdo, ndërsa rreth orës 12:30 do të arrijë në rajonin e Pustecit.
Në Pustec janë planifikuar takime me kryetarin e MAIE-së, Vasil Sterjovski, si dhe me kryetarin e Komunës së Pustecit, Pali Kolevski.
Si dhe vizita në disa lokacione, shkolla, shtëpi përkujtimore, të cilat kanë rëndësi të veçantë për banorët vendas.