Bujar Osmani për TS: Maqedonia e Veriut nuk është një shtet që ka nevojë për stabilitet nga jashtë por është një shtet i cili kontribuon në stabilitetin e rajonit

Shefi i diplomacisë së shtetit Bujar Osmani në një prononcim ekskluziv për Tetovasot tha se është storje e veçantë vetë fakti që SHBA dhe BE vendosin që dialogu shpresoj përfundimtarë mes Kosovës dhe Serbisë të ndodhë në të njëjtin ambient me atë të marrëveshjes së Ohrit.
Osmani tha se kjo nuk është e rastësishme.
Kjo është sipas tij edhe një mirënjohje e mirë për rolin e ri të Maqedonisë së Veriut.
Sot sipas tij Maqedonia e Veriut nuk është një shtet që ka nevojë për stabilitet nga jashtë por është një shtet i cili kontribuon në stabilitetin e rajonit .
Ai u shpreh se sot vendi ynë është anëtar i NATO,kryesues i OSBE,dot negociojmë me BE-në,sot kemi marrëdhënie ndëretnike si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit që është shembull për Evropën.Poadhtu sipas tij kemi marrëveshjen për fqinjësi që vërtetë kanë qenë të jashtëzakonshme.

Kjo thotë ai na bën të jemi partner kredibil i ShBA dhe BE-së.

Ai e quajti ditën e sotme si një ditë të madhe dhe historike dhe shpreson se do ketë një marrëveshje që do jetë kahje krejtësisht tjetër.

Kryetari Ahmeti sipas tij është një prej nikoqirëve të këtij dialogu dhe prezenca e tij sot është e jashtëzakonshme.
Kryetari Ahmeti personifikon gjithë këto arritje të Maqedonisë së Veriut prej marrëveshjes së Ohrit deri te marrëveshja e Prespës,anëtarësimi në NATO.
Në takimin e z.Ahmeti më z Kurti u bisedua hapur për këto aspekte me z.Escobar dhe z Lajçak dhe shpresoj se kjo do jetë një ndihmë rreth këtij procesi.Tetovasot

Story i mëparshëm

Çka përmban propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi?

Story i radhës

Jetesa më e shtrenjtë në Zvicër, çka ndryshoi në vitin 2023

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez