Bujar Osmani: Ali Ahmeti i la shqiptarët dalëzotës, ndërsa pas 100 ditëve kjo qeveri na ktheu në qiraxhi

November 4, 2024
1 minut lexim

 

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se shqiptarët më nuk ndihen zot në shtëpinë e tyre, në Maqedoninë e Veriut, pasi kjo qeverisje po realizon veprime antishqiptare ku shqiptarët nuk po trajtohen denjësisht.

Osmani tha se Ali Ahmeti i la shqiptarët dalëzotës, ndërsa pas 100 ditëve shqiptarët i kemi qiraxhi.

“Shqiptarët nuk ndjehen më zot në shtëpinë e vet, kjo qeveri na ktheu në qiraxhi e jo ashtu siç na bëri Ali Ahmeti, dalëzotës. Nuk kemi nevojë të ju tregojmë njerëzve se 19 është më shumë se 13, prandaj shteti duhet t’i kthehet vullnetit të njerëzve e jo të kemi qeveri monoetnike ku udhëheq vetëm një etnitet i caktuar”, tha Osmani. /tvklan.mk

 

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tayna ‘thehet’ në mes në foto sesionin e fundit

Story i radhës

Mbi 3.000 të vrarë në Liban gjatë 1 viti lufte mes Izraelit dhe Hezbollahut, sipas Ministrisë libaneze

Të fundit nga

ShkoLartë