Buffon dominon në FIFA 23, më i forti në Serie B

1 minut lexim

Edhe pse është 44 vjeç dhe një roli jo më të padiskutueshëm titullari në Parma, ku e ka konkurrent Chichizolan, Gianluigi Buffon vazhdon të jetë protagonist.

Emri i tij po merret në konsideratë, posaçërisht në video-lojëra.

Numri 1 i klubit italian në fakt është lojtari më i fortë nga ligat e dyta, në këtë rast Serie B në videolojën FIFA 23.

Buffon në fakt e ka vlerën 79, e cila ia mundëson atij t’i kalojë dy lojtarë jug-amerikanë: shokun e skuadrës, Franco Vazquez, i cili është vlerësuar me 76, por edhe lojtarin e Cagliarit, Naithan Nandez, i cili është pak më poshtë.

Në Top 10 kanë zënë vend edhe lojtarët e Genoas, Hefti, Aramu e Coda, të gjithë 74, ndërsa me një pikë më poshtë janë Romagnoli i Parlas, Haps, Busio e Johnsen të Venezias, Pavoletti, Lapadula e Pereiro të Cagliarit dhe ylli spanjoll i Comos, Fabregas.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të huajt investuan mbi 80 milionë euro në ndërtim në Shqipëri në gjashtë mujorin e parë

Story i radhës

Problemet energjetike të Evropës, mund të rikthejnë në pushtet udhëheqësit populistë

Të fundit nga