Buffon: Do të luaj deri në moshën 50-vjeçare

Gianluigi Buffon, portieri aktual i Parmës dhe ish-portieri legjendar i Juventusit, që sot feston ditëlindjen e tij të 44-rt, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, ku fillimisht ka folur për veten e tij:

“Do të luaj deri në moshën 50-vjeçare dhe nëse Italia nuk do të kualifikohet në Kupën e Botës, do të synoj të jem pjesë e skuadrës që do të luajë Botërorin e ardhshëm, kur të jem 48 vjeç.

A do të jem akoma në formë? Nuk do të habitesha. Në jetën time private kam bërë gabime. Baste? Po, por kurrë për ndeshjet e futbollit dhe nuk kam shitur kurrë asgjë”.

Më pas Buffon ka folur për Juventusin: “Blenë Vlahovic, sulmuesin e ri më të mirë në botë së bashku me Haaland dhe Mbappé. Dybala duhet të vendosë të qëndrojë, sepse do të bënte diçka të madhe.

Unë personalisht do ta bëja edhe sikur të hiqja dorë nga diçka nga ana ekonomike, por vetëm nëse do të ndihesha i vlerësuar. Po të isha drejtues i Juventusit, do të më tundonte shumë dyshja Dybala-Vlahovic”, ka thënë mes të tjerash, Gianluigi Buffon.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

OKB: Mungesë ekstreme e ushqimit në Tigray të Etiopisë

Story i radhës

Goditi mjeken në spitalin e Shijakut, arrestohet 33-vjeçari, dyshohet të jetë konsumues droge

Të fundit nga