Bubevski: Provat materiale korrespondojnë me deklaratat e të dyshuarve për v’asjen e Vanjës dhe Pançes

Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, Gavril Bubevski, sot deklaroi se po shqyrtohen provat materiale lidhur me vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, dhe siç tha, “provat materiale flasin me gjuhën e njejtë me të cilën folën edhe të dyshuarit”.

“Lidhur me faktet që dalin nga i gjithë materiali dëshmues, përfundimisht do të parashtrojmë aktakuzë. Hetimi në lidhje me veprimet është në nivelin që ju thashë herën e kaluar. Provat materiale janë duke u shqyrtuar dhe flasin gjuhën e njëjtë me të dyshuarit,” tha prokurori.

Ai bëri të ditur se analizohen provat materiale dhe po bëhet një retrospektivë e plotë e gjithçkaje që ka ndodhur.

“Kjo do të jetë temë e përshkrimit të aktakuzës”, tha Bubevski.

Lidhur me procedurën për ekstradimin e të dyshuarit të parë Lupço Palevski, i cili u arrestua në Turqi Bubevski tha se PTHP Shkup i ka dorëzuar të gjitha gjërat e nevojshme për ekstradim.

Pas një jave të hetimeve për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski nga Velesi, në këtë rast mbeten gjashtë të dyshuar.

I dyshuari kryesor për dy vepra penale “rrëmbim” dhe “vrasje brutale”, Lupço Palevski – Palço, aktualisht ndodhet në paraburgim në Turqi dhe pritet ekstradimi i tij. Për të njëjtat vepra akuzohen edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët ndodhen në paraburgim në Shkup, ndërsa në paraburgim është edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin, siç njoftuan autoritetet në atë kohë, duke ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për lëvizjen e vajzës së tij dhe Stefan Dimkovski, shoferi që e ka çuar të dyshuarin e parë Palço nga Serbia në Turqi.

E mitura Vanja nga Shkupi dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor. 

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

KEDS po dyfishon kapacitetet e rrjetit për qindra biznese të Prishtinës

Story i radhës

Këshilli Gjyqësor pranoi raportin vlerësues me 40 rekomandime

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez